VIDEO | “Pacientët po presin, ndërsa ju bëni s*ks”, kryebashkiaku në Brazil kap mat dy mjekë gjatë turnit të natës!

07 nëntor 2026 | 11:51

Një ngjarje e pazakontë është regjistruar në Brazil, ku kryebashkiaku i një qyteti ka hyrë papritur në një spital për të verifikuar ankesat e qytetarëve për pritjet e gjata të pacientëve.

Gjatë kontrollit, ai ka gjetur dy mjekë të turnit të natës të mbyllur në një dhomë, duke i akuzuar se po kryenin marrëdhënie seksuale gjatë orarit të punës.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 4 nëntorit në qytetin Barreiros, në shtetin Pernambuco të Brazilit. Kryebashkiaku Carlinhos da Pedreira vizitoi pa paralajmërim spitalin bashkiak “Jailton Messias de Albuquerque”, pas ankesave të shumta për vonesat në trajtimin e pacientëve.

Në videon e publikuar nga kontrolli, kryebashkiaku shfaqet tepër i revoltuar, duke u kërkuar llogari dy mjekëve për sjelljen e tyre.

“Urgjenca është plot, ndërsa ju këtu flini dhe bëni seks”, u shpreh ai, sipas raportimeve për ngjarjen.

Kryebashkiaku pretendoi se atë mbrëmje në spital ishin në shërbim gjithsej tre mjekë, por në momentin e kontrollit vetëm njëri prej tyre po vizitonte pacientët.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Demokratët në SHBA po përgatiten të ndërmarrin një sërë nismash…