Një çift përfshihet në përleshje në Podujevë, policia i shoqëron në stacion
08 nëntor 2026
| 09:50
Një burrë dhe një grua janë shoqëruar në stacionin policor në Podujevë, pas një përleshjeje mes tyre.
Rasti ka ndodhur pasditen e së shtunës pas një mosmarrëveshjeje mes çiftit.
Sipas raportit të Policisë, të dy të dyshuarit kanë refuzuar të pranojnë tretman mjekësor.
Me vendim të prokurorit, pas intervistimit, të dy janë liruar, ndërsa rasti vazhdon të trajtohet në procedurë të rregullt.



