Raportohet se një shtetas i huaj është gjetur i vdekur në Prishtinë
06 nëntor 2026
| 22:11
Një shtetas i huaj është gjetur pa shenja jete të premten në një apartament të tipit Airbnb në Prishtinë, në afërsi të shkollës “Xhemajl Mustafa”.
Siç raporton Reporteri ai është i moshës 40 vjeçare.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse.
Rrethanat në të cilat është gjetur shtetasi i huaj nuk dihen ende.



