Leutrim Ratkoceri njofton miratimin e Rregullores për rikthimin e “Prishtina Parking”

06 nëntor 2026 | 19:16

Kuvendi i Kryeqytetit ka miratuar Rregulloren për rikthimin e “Prishtina Parking”, me 29 vota për. Lajmin e ka bërë të ditur drejtori i Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës, Leutrim Ratkoceri, i cili ka njoftuar se rregullorja është miratuar pas propozimit të paraqitur në Kuvendin e Kryeqytetit.

Përmes një postimi, Ratkoceri ka thënë se miratimi i kësaj rregulloreje përbën një hap drejt organizimit më të mirë të parkimit në kryeqytet, duke theksuar se kjo çështje paraqet sfidë të vazhdueshme për banorët, bizneset dhe të gjithë qytetarët që qarkullojnë në Prishtinë.

Ai ka falënderuar asamblistët për votimin e rregullores, ndërsa ka bërë të ditur se pas miratimit të saj, puna do të vazhdojë drejt zbatimit të vendimit.

“Sot u mor vendimi. Tash vazhdojmë me punën për zbatimin e tij!”, ka shkruar Ratkoceri.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Veprimtari shqiptar në Zvicër, Sali Bislimi, ka marrë pjesë në…