Plator Gërdovci zgjidhet shef i Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Prishtinë

06 nëntor 2026 | 14:30

Asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Plator Gërdovci, është zgjedhur shef i Grupit të Asamblistëve të kësaj partie në kryeqytet. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Gërdovci përmes një postimi në rrjetet sociale, të cilin e ka publikuar së bashku me asamblistët e tjerë të PDK-së, gjatë seancës së Kuvendit Komunal të Prishtinës. Gërdovci ka falënderuar kryetarin e Degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismailin, si dhe kolegët asamblistë për besimin e dhënë, duke u zotuar se këtë përgjegjësi do ta ushtrojë me përkushtim.

“Kam kënaqësinë t’ju njoftoj se jam zgjedhur Shef i Grupit të Asamblistëve të PDK-së në Kuvendin Komunal të Prishtinës. Falënderoj Kryetarin e Degës së PDK-së në Prishtinë, Uran Ismaili dhe kolegët asamblistë për besimin e dhënë. Këtë përgjegjësi do ta ushtroj me përkushtim dhe vendosmëri, duke u angazhuar së bashku për një kryeqytet më të zhvilluar, më funksional dhe me më perspektivë për të gjithë qytetarët, pa dallim”, ka shkruar Gërdovci.

Kujtojmë se PDK-ja ka 12 asamblistë në Kuvendin Komunal të Prishtinës, duke u renditur si subjekti i dytë politik me numrin më të madh të përfaqësuesve në këtë kuvend. Kjo parti është pjesë e koalicionit qeverisës në nivel komunal, së bashku me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK) dhe disa subjekte të tjera politike.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ismet Sylejmani Kryetar i Lipjanit Imri Ahmeti, me ardhjen e…