Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi të dyshuar për vjedhje

06 nëntor 2026 | 08:40

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi që dyshohet për përfshirje në veprën penale “Vjedhje”.

Përmes një njoftimi, Sektori i Hetimeve të Kryeqytetit ka bërë të ditur se, me autorizim të Prokurorisë kompetente, po kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personit që shihet në fotografinë e publikuar.

Policia ka apeluar te të gjithë ata që kanë informacione për identitetin apo vendndodhjen e të dyshuarit që t’i ndajnë ato me organet e rendit.

Çdo informatë që mund të ndihmojë në identifikimin e tij mund të dërgohet në numrin emergjent 192 ose përmes adresës elektronike [email protected].

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dukagjini dhe Llapi përballen sot (e premte) në Klinë, në…