1 844 gjoba trafiku e 25 arrestime brenda 24 orëve nga policia

08 nëntor 2026 | 12:06

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik, arrestimet dhe masat e tjera policore.

Sipas raportit, gjatë kësaj periudhe nuk është regjistruar asnjë aksident trafiku me fatalitet. Janë shënuar 15 aksidente me persona të lënduar dhe 28 aksidente me dëme materiale.

Gjatë 24 orëve, policia ka shqiptuar gjithsej 1 mijë e 844 tiketa trafiku.

Ndërkaq, në këtë periudhë sipas raportit policor janë arrestuar 25 persona, 18 prej tyre janë dërguar në mbajtje.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Deputeti i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në ceremoninë…