Ambasada Gjermane në Kosovë kujton 37-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit

09 nëntor 2026 | 11:21

Ambasada Gjermane në Kosovë ka kujtuar 37-vjetorin e rënies së Murit të Berlinit, duke rikthyer vëmendjen te një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë moderne evropiane, e cila shënoi fundin e ndarjes së Gjermanisë dhe u bë simbol i lirisë dhe bashkimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada rikujtoi se më 9 nëntor 1989, pas 28 vjetësh ndarje, Muri i Berlinit u shemb, duke hapur rrugën për ribashkimin e Gjermanisë, i cili u realizua më 3 tetor 1990.

Në mesazhin e saj të hedhur në Facebook, Ambasada thekson rëndësinë historike të kësaj ngjarjeje, e cila ndryshoi jo vetëm të ardhmen e Gjermanisë, por edhe atë të Evropës dhe botës, shkruan Telegrafi.

“Rënia e Murit të Berlinit mbetet një kujtesë se shoqëritë mund të kapërcejnë përçarjet dhe të ndërtojnë perspektiva të reja për të ardhmen”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Ambasada Gjermane në Kosovë.

Ambasada gjithashtu shtron pyetjen se çfarë mësimesh mund të nxirren nga kjo ngjarje historike sot, për të forcuar dialogun, lirinë dhe lidhjet mes njerëzve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Talenti portugez, Rodrigo Mora, ka përjashtuar mundësinë që të marrë…