Tahiri: Mbi 1 miliard euro të shpenzuara për energji, të enjten do të hapim debat parlamentar për krizën

09 nëntor 2026 | 13:53

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës, Besnik Tahiri, ka ngritur shqetësimin për gjendjen në sektorin e energjisë në Kosovë, duke kërkuar përgjegjësi dhe llogaridhënie për krizën energjetike.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, Tahiri ka deklaruar se energjia mbetet çështja kyçe për Kosovën dhe ekonominë e saj.

Ai ka theksuar se mbi 1 miliard euro janë shpenzuar për blerjen e energjisë elektrike, ndërsa ka kritikuar varësinë e madhe nga importi, çmimin e lartë të rrymës dhe, siç është shprehur, dështimin për renovimin e njësisë B1 për gjashtë vjet.

Sipas Tahirit, këto çështje kërkojnë përgjegjësi dhe llogaridhënie dhe nuk duhet të mbeten vetëm në duart e Prokurorisë, por duhet të trajtohen edhe përmes hetimit dhe debatit parlamentar.

Ai ka bërë të ditur se të enjten do të hapet debat në Kuvend për këtë çështje.

Tahiri ka vlerësuar se kriza energjetike po i dëmton drejtpërdrejt qytetarët dhe po e frenon zhvillimin ekonomik të Kosovës.

“Energjia nuk është vetëm çështje e rrymës, por e ekonomisë, e mirëqenies së qytetarëve dhe e së ardhmes së Kosovës”, ka shkruar Tahiri.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Forca e Sigurisë së Kosovës ishte pjesë e trajnimit ndërkombëtar…