Tahiri, Reçica dhe Musliu-Shoshi takojnë ambasadorin e BE-së, diskutojnë edhe për Gjykatën Speciale

09 nëntor 2026 | 15:47

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, Elmi Reçica dhe Ariana Musliu-Shoshi e kanë takuar sot ambasadorin e Bashkimit Evropian në Prishtinëë, Dirk Schuebel.

Për këtë takim ka njoftuar shefi i deputetëve të kësaj partie, Arian Tahiri.

“Sot, së bashku me kolegët dhe anëtarët e Komisionit për Politikë të Jashtme, Elmi Reçica dhe Ariana Musliu-Shoshi, zhvilluam një takim me Ambasadorin e Bashkimit Evropian në Kosovë, z. Dirk Schuebel. Gjatë takimit diskutuam për shqetësimet tona lidhur me procesin gjyqësor në Hagë, respektimin dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut, si dhe rëndësinë e avancimit të agjendës evropiane. Bashkimi Evropian mbetet partner strategjik i Kosovës, ndërsa përkushtimi ndaj vlerave të përbashkëta evropiane është thelbësor për të ardhmen tonë”, ka shkruar ai në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Luljeta Shabani shpall të pavlefshme certifikatën e mbiprovimin e dhënë…