Realizohet fotografia zyrtare e presidentes Justina Shiroka-Pula, fotografi Arben Llapashtica e falënderon që ia besoi këtë detyrë
09 nëntor 2026
| 15:29
Fotografi Arben Llapashtica ka bërë me dije se ka realizuar fotografinë zyrtare të presidentes së Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
“Ishte nder me e realizua fotografinë zyrtare të Presidentes së Kosovës, Justina Shiroka Pula”, shkroi ai në një postim në ‘Facebook’.
Fotografi e falënderoi presidenten që ia besoi atij realizimin e fotogrfisë zyrtare.
“Faleminderit Presidentes për besimin dhe stafit të saj për bashkëpunimin! Faleminderit Enes Sahitit për setup-in dhe ndriçimin!”, shkroi Llapashtica.



