Dardan Bujupi: Zyrtari i Ministrisë, Sami Shaqiri më priti në banjo, ma vendosi revolen në shpinë

09 nëntor 2026 | 19:02

Zyrtari i Ministrisë së Ekonomisë, Dardan Bujupi ka treguar në Frontal në T7 se si zyrtari i ministrisë, Sami Shaqiri e ndoqi me armë. Mosmarrëveshja, siç tregoi ai, kishte nisur rreth një komisioni disiplinor ku bënte pjesë Shaqiri.

Bujupi tha se Shaqiri e priti atë “në banjo” dhe ia vendosi revolën në shpinë. “Këta njerëz nuk duhet me qenë në institucione. Përtej a duhet të jetë skaneri në hyrje të institucionit, të gjithë duhet të pajtohemi që problemi është te njeriu për të cilin po e propozojmë skanerin, dhe jo skaneri në vetvete”, tha ai.

Tutje, zyrtari shpjegoi detajisht ngjarjen. “Dizajni i banjove tona është që kur t’i lash duart, e ke shpinën e kthyer nga pjesa tjetër e banjos. Në një moment erdhi ai zyrtari dhe ma vendosi revolen në shpinë, ma qiti tjetrën dorë në qafë, në fyt, dhe unë instiktivisht u ktheva dhe e shtyva, pa e ditur se çka ka. Dhe në atë moment revolja ra në tokë”, tha ai.

“Derisa ai u ul me e marrë revolen, unë e çela dorën, dola jashtë dhe bërtita ‘ikni se është me revole’”, shtoi Bujupi.

Më pas, Bujupi tha se zyrtari iku dhe ata e telefonuan Policinë. Ai më vonë u arrestua.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Liburn Aliu ka dhënë dorëheqjen nga detyra e drejtorit të…