Kuvendi Komunal i Rahovecit miraton harmonizimin e mjeteve buxhetore për vitin 2026

10 nëntor 2026 | 11:11

Është mbajtur të martën seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Rahovecit, e thirrur nga kryetari i Komunës, Smajl Latifi, me kërkesë të nivelit qendror, përkatësisht Departamentit për Buxhet.

Në këtë seancë, anëtarët e Kuvendit Komunal kanë shqyrtuar propozim-vendimin për harmonizimin e mjeteve nga kategoria e pagave, në kuadër të programeve buxhetore për vitin 2026.

Pas shqyrtimit, propozim-vendimi është miratuar me 18 vota për, ndërsa katër anëtarë kanë abstenuar.

Me këtë vendim, Kuvendi Komunal i Rahovecit ka miratuar harmonizimin e mjeteve buxhetore nga kategoria e pagave, sipas kërkesës së nivelit qendror.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka njoftuar të gjithë…