Në Vushtrri gjendet një portofol me para, Policia kërkon pronarin
10 nëntor 2026
| 12:41
Policia në Vushtrri ka pranuar një portofol me një shumë parash, të cilin një qytetar e kishte gjetur në rrugë dhe më pas e kishte dorëzuar në polici.
Policia bën me dije se portofoli nuk përmban dokumente identifikuese, prandaj është kërkuar ndihma e qytetarëve për identifikimin e pronarit.
“Ftohet personi që e ka humbur portofolin apo kushdo që ka informacione që mund të ndihmojnë në identifikimin e pronarit, të paraqitet në Stacionin Policor në Vushtrri, ku pas verifikimit të rrethanave dhe dëshmive përkatëse do t’i dorëzohet pronarit legjitim”, thotë policia në një njoftim.
Policia ka falënderuar qytetarin për veprimin e përgjegjshëm.



