Kurti ndan pjesë nga intervista në Radio France Internationale: Në rajon, jemi të parët ose të dytët për luftën kundër krimit

10 nëntor 2026 | 18:16

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shkruar për intervistën e dhënë për Radio France Internationale, lidhur me Kosovën ‘’si rrëfim suksesi i dyfishtë’’.

Kurti, në postimin e tij ka shkruar se në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ‘’jemi ose të parët ose të dytët sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit’’.

Postimi:

Në Radio France Internationale (RFI) për Republikën e Kosovës si rrëfim suksesi i dyfishtë. Në njërën anë, i ndërhyrjes dhe ndihmës humanitare të faktorëve ndërkombëtarë para 27 vjetësh kur u çliruam dhe, së dyti, për shkak se demokracia dhe zhvillimi janë duke ecur së bashku. Në Ballkanin Perëndimor, jemi ose të parët ose të dytët sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit, sa i përket sundimit të ligjit dhe transparencës institucionale, ndërkaq kemi rritje të vazhdueshme ekonomike mbi 4% të Bruto Produktit Vendor.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Më 5 nëntor 2026, Këshilli Drejtues i Universitetit të Shkencave…