Samsung Galeri mundëson qasje më të lehtë te fotot dhe videot në të gjitha pajisjet Galaxy

11 nëntor 2026 | 11:07

Sinkronizoni fotot dhe videot përmes llogarive Samsung dhe Google që përdorni tashmë

Sot, fotot dhe videot i shkrepim, i ruajmë dhe i rishikojmë në disa pajisje, si telefonat inteligjentë dhe tabletët. Për këtë arsye, bëhet gjithnjë e më e rëndësishme që këto kujtime të jenë të sigurta dhe lehtësisht të aksesueshme. Për t’iu përgjigjur kësaj nevoje në rritje, Samsung, në bashkëpunim me Google, ofron shërbimin e sinkronizimit të Galerisë[1].

Sinkronizimi i Samsung Galerisë me hapësirën ruajtëse të Google ju mundëson të aksesoni fotot dhe videot në pajisjet Galaxy të mbështetura. Procesi i aktivizimit është i thjeshtë. Nëse në pajisjen tuaj janë konfiguruar llogaritë Samsung dhe Google, mund ta aktivizoni sinkronizimin direkt nga aplikacioni Galeria, pa pasur nevojë të krijoni një llogari të veçantë për ruajtjen në cloud.

Gjithashtu, mund të kaloni lehtësisht nga një pajisje në tjetrën, duke i pasur gjithmonë fotot dhe videot tuaja pranë. Për shembull, mund të bëni fotografi me telefonin inteligjent Galaxy dhe më pas t’i shikoni ato në aplikacionin Galeria në tabletin tuaj. Mjafton të identifikoheni në secilën pajisje të mbështetur me të njëjtat llogari Samsung dhe Google dhe të aktivizoni sinkronizimin[2].

Kur konfiguroni një pajisje të re Galaxy, identifikohuni me të njëjtat llogari Samsung dhe Google që keni përdorur për sinkronizimin e Galerisë në pajisjen tuaj të mëparshme. Aktivizoni sinkronizimin dhe do të mund të shihni paraprakisht fotot dhe videot tuaja[3]. Nëse ju nevojitet skedari origjinal, thjesht zgjidheni dhe shkarkojeni në pajisjen tuaj.

Për t’ju krijuar më shumë hapësirë për kujtime të reja, Samsung prezanton gjithashtu një funksion të ri për lirimin e hapësirës në pajisje[4]. Pasi fotot dhe videot të jenë sinkronizuar me hapësirën ruajtëse të Google, përmes funksionit “Liro hapësirë” mund të hiqni skedarët origjinalë nga pajisja dhe të lironi hapësirën e saj të memories, ndërkohë që miniaturat e fotove dhe videove mbeten të dukshme në Galeri.

Sinkronizimi i Galerisë përdor hapësirën e disponueshme në llogarinë tuaj Google, e cila ndahet mes Gmail, Google Drive dhe Google Photos. Llogaritë Google përfshijnë deri në 15 GB hapësirë ruajtëse falas[5].

Mbështetja ka nisur për disa pajisje të përzgjedhura Galaxy me ndërfaqen One UI 9 dhe do të zgjerohet gradualisht. Për të konfiguruar sinkronizimin, prekni ikonën e resë kompjuterike në aplikacionin Galeria ose zgjidhni “Fillo” në kartën informuese. Gjithashtu, mund të hapni cilësimet e Galerisë, të aktivizoni opsionin “Sinkronizo fotot dhe videot” dhe të ndiqni udhëzimet në ekran.

Pyetje të shpeshta

P: Çfarë është sinkronizimi i Samsung Galerisë me hapësirën ruajtëse të Google dhe cilat janë përfitimet e tij?

Përgjigje: Sinkronizimi i Samsung Galerisë ruan fotot dhe videot në hapësirën ruajtëse të Google, të lidhur me llogarinë tuaj Google, duke ju mundësuar t’i aksesoni ato në pajisjet Galaxy të mbështetura. Në secilën pajisje duhet të jenë konfiguruar të njëjtat llogari Samsung dhe Google, si dhe të jetë aktivizuar sinkronizimi. Në një pajisje të re Galaxy mund të shikoni përmbajtjen tuaj pa qenë nevoja të shkarkoni paraprakisht të gjithë koleksionin e sinkronizuar.

P: A më nevojitet një aplikacion tjetër ose një llogari e re?

Përgjigje: Sinkronizimi i Samsung Galerisë funksionon drejtpërdrejt përmes aplikacionit Galeria. Nëse në pajisjen tuaj janë konfiguruar llogaritë Samsung dhe Google, nuk keni nevojë të krijoni një llogari të veçantë për ruajtjen në cloud.

P: Cilat pajisje dhe tregje e mbështesin sinkronizimin e Galerisë me hapësirën ruajtëse të Google?

Përgjigje: Sinkronizimi i Samsung Galerisë është i disponueshëm në disa telefona inteligjentë dhe tableta Galaxy të përzgjedhur, që përdorin ndërfaqen One UI 9. Mbështetja do të zgjerohet gradualisht në pajisje të tjera. Disponueshmëria mund të ndryshojë në varësi të tregut.

P: Si mund ta aktivizoj sinkronizimin e Galerisë me hapësirën ruajtëse të Google?

Përgjigje: Në një pajisje Galaxy të mbështetur, prekni ikonën e resë kompjuterike në aplikacionin Samsung Galeria ose hapni cilësimet e Galerisë dhe aktivizoni opsionin “Sinkronizo fotot dhe videot”. Më pas, ndiqni udhëzimet në ekran. Për të aksesuar përmbajtjen edhe në një pajisje tjetër të mbështetur, identifikohuni me të njëjtat llogari Samsung dhe Google dhe aktivizoni sinkronizimin edhe në atë pajisje.

P: A duhet ta shkarkoj të gjithë koleksionin e fotove dhe videove në pajisjen e re Galaxy?

Përgjigje: Jo. Në pajisjen e re Galaxy të mbështetur, identifikohuni me të njëjtat llogari Samsung dhe Google që keni përdorur për sinkronizimin e Galerisë në pajisjen e mëparshme dhe më pas aktivizoni sinkronizimin. Mund të shikoni fotot dhe videot e sinkronizuara, ndërkohë që skedarët origjinalë mbeten të ruajtur në hapësirën Google.

P: Sa hapësirë ruajtëse mund të përdor për sinkronizimin e Samsung Galerisë?

Përgjigje: Llogaritë Google përfshijnë deri në 15 GB hapësirë ruajtëse falas, e cila ndahet mes sinkronizimit të Galerisë, Gmail, Google Drive dhe Google Photos. Hapësira e disponueshme për sinkronizimin e Galerisë varet nga sasia e memories që është përdorur tashmë. Hapësirë shtesë mund të përfitoni përmes abonimeve me pagesë në Google One. Nëse keni një abonim Google One, sigurohuni që të zgjidhni llogarinë e lidhur me abonimin tuaj.

P: A shfaqen në Samsung Galeri fotot dhe videot që kam tashmë në llogarinë time Google?

Përgjigje: Me prezantimin e këtij shërbimi, Samsung Galeria shfaq vetëm fotot dhe videot që sinkronizohen përmes aplikacionit Galeria pasi të aktivizohet sinkronizimi me hapësirën ruajtëse të Google. Përmbajtja që është ruajtur më parë në hapësirën Google nuk shfaqet automatikisht në Samsung Galeri.

P: Çfarë ndodh me fotot dhe videot që kam sinkronizuar nga Samsung Galeria në OneDrive?

Përgjigje: Fotot dhe videot e sinkronizuara në OneDrive do të vazhdojnë të jenë të aksesueshme përmes aplikacionit ose faqes së internetit të OneDrive. Sinkronizimi i drejtpërdrejtë mes Samsung Galerisë dhe OneDrive përfundoi më 30 shtator 2026.

P: Çfarë ndodh nëse fshij një foto ose video të sinkronizuar nga Samsung Galeria?

Përgjigje: Nëse fshini një foto ose video të sinkronizuar nga Samsung Galeria, ajo do të hiqet gjithashtu nga hapësira përkatëse e ruajtjes në Google dhe nga pajisjet e tjera të lidhura Galaxy, ku jeni identifikuar me të njëjtat llogari Samsung dhe Google.

 

 

[1] Shërbimi mund të mos jetë i disponueshëm në disa tregje për shkak të kufizimeve rajonale. Ai është i disponueshëm në disa pajisje të përzgjedhura me ndërfaqen One UI 9, ndërsa mbështetja do të zgjerohet gradualisht edhe në pajisje të tjera Galaxy.

[2] Pas aktivizimit të shërbimit, në aplikacionin Samsung Galeria do të shfaqen vetëm fotot dhe videot e ruajtura në cloud, të cilat janë sinkronizuar përmes aplikacionit Galeria pas aktivizimit të shërbimit. Fotot dhe videot që janë ruajtur më parë në hapësirën e ruajtjes së Google do të mbeten në cloud, por nuk do të shfaqen automatikisht në aplikacionin Samsung Galeri.

[3] Në pajisjen e re Galaxy, duhet të identifikoheni me të njëjtat llogari Samsung dhe Google që keni përdorur për sinkronizimin e aplikacionit Galeria në pajisjen e mëparshme. Kur aksesoni përmbajtjet e sinkronizuara në pajisjen e re Galaxy, fotot dhe videot origjinale mbeten të ruajtura në cloud, ndërsa në pajisje shfaqen versionet e tyre paraprake.

[4] Disponueshmëria e këtij funksioni mund të ndryshojë në varësi të tregut dhe modelit të pajisjes.

[5] Llogaritë Google përfshijnë deri në 15 GB hapësirë ruajtjeje falas, e cila ndahet mes shërbimeve Gmail, Google Drive dhe Google Photos. Hapësira e disponueshme varet nga sasia e hapësirës që përdoret aktualisht. Sinkronizimi me aplikacionin Galeria nuk përfshin hapësirë shtesë ruajtjeje.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit dhe ish-komandanti i…