Raporti i Progresit, Bajrami: Për 960 ditë Kosova ishte nën masa ndëshkuese, sot flisni për progres

11 nëntor 2026 | 14:38

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka kritikuar Qeverinë e Kosovës gjatë diskutimit për Raportin e Progresit.

Ajo ka thënë se gjatë 960 ditëve të qeverisjes së Lëvizjes Vetëvendosje, Kosova ka qenë nën masa ndëshkuese, duke ngritur çështjen e kostos që ato i kanë shkaktuar vendit.

Bajrami ka deklaruar se, sipas saj, Raporti i Progresit nuk evidenton asnjë përparim në asnjë fushë.

“Dhe sot keni fytyrë të na flisni për progres. Ky raport nuk shënon as edhe një progres në asnjë fushë të vetme”, ka thënë Bajrami, duke pyetur se çfarë progresi përfaqësojnë rezultatet e PISA-s.

Kësisoj, ajo ka komentuar edhe fjalimin e deputetes së LV-së, Liza Gashi, e cila ka përmendur reformat dhe progresin.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri Albin Kurti ka zhvilluar takim me emisarin e Bashkimit…