FSK reagon pasi u publikuan pamjet: Një ushtar është lënduar lehtë në një prej poligoneve, rasti ka ndodhur më herët

11 nëntor 2026 | 19:56

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka reaguarpas raportimeve për një incident gjatëushtrimeve ushtarake në Babaj të Bokës, kudyshohet se një municion 40 milimetërshkishte shpërthyer brenda granatahedhësitMK-19.

Përmes një komunikate, FSK-ja ka konfirmuar serasti ka ndodhur më herët në njërin nga poligonet esaj, duke bërë të ditur se një pjesëtar i saj ka pësuarlëndime të lehta gjatë trajnimit.

FSK-ja ka theksuar se gjatë trajnimeve memunicione ekziston rrezikshmëri e lartë, por separaprakisht ndërmerren të gjitha masat enevojshme për mbrojtjen e personelit.

“Po ashtu, në secilin aktivitet të FSK-së, konformprocedurave standarde në fuqi, i bashkëngjitenekipet mjekësore për evakuim mjekësor potencial.Të gjitha masat e sigurisë janë në linjë mestandardet e sigurisë të FSK-së, njëjtë sikur ato tëNATO-s”, thuhet në reagim.

Tutje, FSK-ja ka deklaruar se numri i aksidentevembetet i vogël në raport me nivelin e aktiviteteve qëzhvillon, duke theksuar se mbetet e përkushtuar nërritjen e vazhdueshme të sigurisë dhe mbrojtjen epjesëtarëve të saj.

Megjithatë, në reagimin e saj, FSK-ja nuk ka dhënëdetaje lidhur me llojin e municionit të përdorur,shkakun e incidentit apo pretendimet për problemetë mëhershme me këtë municion.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Senatorja amerikane Jeanne Shaheen, anëtare e Komitetit për Marrëdhënie me…