‘Kabineti i sigurisë urdhëron ushtrinë izraelite të përgatitet për sulm të mundshëm ndaj Iranit’

12 nëntor 2026 | 11:14

Kabineti i sigurisë i Izraelit ka udhëzuar ushtrinë të shtojë përgatitjet për një sulm të mundshëm ndaj Iranit, raportoi të mërkurën në mbrëmje transmetuesi publik izraelit KAN.

“Udhëzimet e dhëna nga kabineti i sigurisë ushtrisë izraelite mund ta çojnë atë drejt ndërmarrjes së veprimeve që mund të shkaktojnë luftë”, raportoi transmetuesi.

KAN ka bërë me dije se udhëzimet u publikuan pasi kreu i partisë Yashar, Gadi Eisenkot, lëshoi një deklaratë me të cilën i bëri thirrje kryeministrit në detyrë, Benjamin Netanyahu, të përmbahet nga operacionet e panevojshme ushtarake deri në formimin e qeverisë së ardhshme.

Transmetuesi shtoi se kabineti i sigurisë është mbledhur për herë të fundit më 5 tetor, disa javë para zgjedhjeve izraelite të 27 tetorit. /ABCnews

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Lamine Yamal është në qendër të debatit në Spanjë, pasi…