Kurti takohet me kryeministrin e Hungarisë Magyar, i shpreh interesim për intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me kryeministrin e Hungarisë, Péter Magyar, në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, njofton qeveria.
Sipas njoftimit, kryeministri Kurti tha se jemi të interesuar për një intensitet të ri në marrëdhëniet dypalëshe, duke zgjeruar e thelluar bashkëpunimin në një sërë sferash, nga arsimi tek ekonomia.
“Hungaria është një nga kontribuueset më të mëdha me trupa në kuadër të KFOR-it dhe ka rol të rëndësishëm për paqen dhe sigurinë rajonale”, tha kryeministri Kurti.
Kryeministri Kurti shtoi se sa më e integruar dhe më e fortë institucionalisht të jetë Republika jonë aq më stabile e më prosperuese do të jetë e ardhmja evropiane e Ballkanit Perëndimor dhe Budapesti është një nga qendrat e rëndësishme në rrugën euro-atlantike të Kosovës.



