Hasani: Këto janë vendimet që tregojnë se ka filluar zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit?

12 nëntor 2026 | 21:28

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka folur për vendimet që, sipas tij, Qeveria i ka marrë në heshtje dhe që dëshmojnë zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit.

Në emisionin “DPT te Fidani” në Klan Kosova, Hasani përmendi ligjin për shtetësinë, si dhe çështjet që lidhen me qarkullimin dhe raportet me Serbinë.

“…Shtetësia – ligji për shtetësinë – ajo është shembulli më i mirë. E dyta, është lidhja, kontrabanda, qarkullimi me Serbinë, bash qysh e ke pasë, bile edhe ma zi, në çdo dimension e ke. Në Mitrovicë vazhdimisht shkoj dhe gjë të keqe s’ka, sepse s’mundesh me nejt i izolum…”, u shpreh Hasani, duke iu referuar vendimeve që i ka marrë Qeveria dhe që janë pjesë e Marrëveshjes së Ohrit, të arritur mes Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe, apo siç është quajtur nga Kurti “vetëmenaxhim”, është autonomi për komunat serbe në Kosovë.

Ndër të tjera, Hasani tha se Albin Kurti është ai që e ka hequr njohjen e Kosovës nga marrëveshja me Serbinë.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, është takuar me…