Drejtoresha e Komunës në Obiliq i del në mbrojtje shefit pas audio-incizimeve për punësimet në KEK

12 nëntor 2026 | 23:04

Drejtoresha e Shëndetësisë në Obiliq ka vendosur t’i dalë në mbrojtje shefit të saj, Halil Thaçit, pas publikimit të audio-incizimeve për konkursin e 150 vendeve të punës në KEK.

Në vend që të merret me përmbajtjen e incizimeve, ku Thaçi pretendon se kryeministri Albin Kurti ia kishte hapur konkursin për Obiliq, drejtoresha ka zgjedhur ta cilësojë debatin si “zhurmë”.

“Në politikë, jo gjithmonë sulmohet ajo që është e gabuar; shpesh sulmohet ajo që nuk arrijnë ta tejkalojnë”, ka shkruar ajo.

Madje, sipas saj, besimi i qytetarëve nuk mund të rrënohet nga interpretimet.

“Besimi i qytetarëve nuk ndërtohet me zhurmë, as nuk rrënohet me interpretime. Halil Thaçi e ka marrë besimin e qytetarëve dhe përgjegjësinë për ta udhëhequr Obiliqin. Pjesa tjetër është zhurmë që koha di ta ndajë nga e vërteta.”

Kështu, për drejtoreshën, çështja duket se nuk qëndron te pretendimet për ndërhyrje politike në punësimet në ndërmarrjen publike, por te kritikat ndaj shefit të saj.

Në audio-incizimin e publikuar nga VOX Kosova, Thaçi dëgjohet duke pretenduar se Kurti ia kishte hapur konkursin për 150 vende pune në KEK gjatë fushatës së balotazhit të vitit 2021.

“Albin Kurti mua ma ka çelë këtë konkurs veç për Obiliq”, dëgjohet duke thënë Thaçi.

Për këto pretendime, drejtoresha nuk ofron ndonjë sqarim në postimin e saj, duke u mjaftuar me mbrojtjen politike të shefit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, duket se po…