Rama planifikon sheshin për festat, thotë se ‘Xhorxh Bush’ do të ishte përfunduar pa ‘bllokadën e qeverisë’
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se sot ka dalë në terren për të parë se si ta përshtatë sheshin për festat e fundvitit.
Ai është ankuar se, po të mos kishin qenë bllokadat e shkaktuara nga pushteti qendror, sheshi “Xhorxh Bush” do të kishte përfunduar.
“Sidoqoftë, bllokadat e tyre nuk kanë me i penalizu qytetarët. Prandaj, sot dola në terren bashkë me drejtorët e Komunës, me pa nga afër qysh me e përshtatë sheshin për festat e fundvitit”, ka shkruar Rama në “Facebook”.
Postimi i plotë i Ramës:
GATI ME IA DHANË PRISHTINËS SHKËLQIMIN E FESTAVE PËR FUNDVIT
Mos me na pas blloku qeveria Kurti jashtëligjshëm për dy vjet, sot sheshi “Xhorxh Bush” kish qenë i përfundum.
Sidoqoftë, bllokadat e tyre nuk kanë me i penalizu qytetarët. Prandaj, sot dola në terren bashkë me drejtorët e Komunës, me pa nga afër qysh me e përshtatë sheshin për festat e fundvitit.
Ata blloko, na gjej alternativa!
Vazhdojmë!
Prishtina ka me qenë vend i festës dhe i pozitivitetit.



