Rreth 100 punonjës largohen vullnetarisht nga Telekomi i Kosovës, përfitojnë pagat për dy vjet
13 nëntor 2026
| 19:41
Rreth 100 punonjës të Telekomit të Kosovës kanë përfituar nga oferta për largim vullnetar nga puna, e propozuar nga menaxhmenti i kompanisë. Në kuadër të kësaj oferte, punonjësit përfitojnë pagat për dy vjet, në varësi të koeficientit përkatës të secilit prej tyre.
Kjo është oferta e dytë e këtij lloji që u bëhet punonjësve të Telekomit të Kosovës. Oferta e parë ishte prezantuar rreth katër vjet më parë, kur nga skema e largimit vullnetar përfituan rreth 350 punonjës.
Telekomi i Kosovës aktualisht drejtohet nga kryeshefja ekzekutive, Burbuqe Hana.



