Edon Zeneli në takim me Kryetaren e Bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini
13 nëntor 2026
| 22:05
Shefi i Grupit të PDK-së në Kuvendin Komunal të Gjakovës, Edon Zeneli, është takuar me Kryetaren e Bashkisë së Vlorës, znj. Brunilda Mersini.
Gjatë këtij takimi u diskutua për rëndësinë e dialogut institucional, forcimin e bashkëpunimit ndërmjet pushteteve lokale dhe mundësitë për shkëmbimin e përvojave në fusha me interes të përbashkët.
Takimi u zhvillua në frymën e respektit të ndërsjellë dhe vullnetit për të kultivuar marrëdhënie bashkëpunimi ndërmjet Gjakovës dhe Vlorës, duke vlerësuar lidhjet dhe afërsinë që bashkojnë qytetet tona.




