Fitore Pacolli dakordohet me zyrtarët e Bangladeshit për marrëveshj bashkëpunimi në fushën e mjedisit

15 nëntor 2026 | 12:05

Ministrja e Mjedisit, Fitore Pacolli, ka zhvilluar një takim bilateral me Ministrin e Mjedisit të Bangladeshit dhe Ministren e Shtetit për Politikë të Jashtme, në kuadër të konferencës COP31.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Pacolli ka bërë të ditur se në këtë takim është diskutuar për mundësitë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Bangladeshit, me fokus në menaxhimin e ujërave dhe mbeturinave, riciklimin e tekstilit, përballimin e ndryshimeve klimatike dhe shkëmbimin e ekspertizës teknike.

Ajo ka bërë të ditur se palët janë pajtuar për përgatitjen dhe nënshkrimin e një marrëveshjeje bilaterale në fushën e mjedisit.

Po ashtu, sipas Pacollit, pas ftesës së Ministres së Shtetit për Politikë të Jashtme, do të realizohet një vizitë bilaterale në Bangladesh, ku pritet të nënshkruhet marrëveshja dhe të konkretizohen fushat e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Kuqezinjtë luajnë një ndeshje me shumë rëndësi në Ligën e…