Dy oferta të refuzuara, Fernandes ende nuk vendos për të ardhmen

15 nëntor 2026 | 13:51

Bruno Fernandes është duke e shtyrë inovimin e kontratës me Manchester Unitedin.

Mesfushori portugez dëshiron fillimisht të shohë se si do të paraqitet Mauricio Pochettino në krye të skuadrës, përpara se të vendosë për të ardhmen e tij në “Old Trafford”.

Sipas “The Sun”, 32-vjeçari tashmë ka refuzuar dy oferta për vazhdimin e kontratës dhe dëshiron të vlerësojë progresin e klubit përpara se të marrë një vendim përfundimtar.

Në anën tjetër, Manchester United planifikon të aktivizojë një klauzolë për zgjatjen e kontratës edhe për një vit, përpara muajit janar.

Kontrata aktuale e Fernandesit skadon verën e ardhshme.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Barcelona ka finalizuar zyrtarisht një marrëveshje financimi në vlerë prej…