Rekord që qëndronte prej 16 vjetësh, Kane arrin atë që e kishin bërë vetëm Messi dhe Cruyff

16 nëntor 2026 | 16:04

Harry Kane ka hyrë në historinë e futbollit, duke u bërë lojtari i gjashtë fitues i Topit të Artë në fuqi që arrin të shënojë gol kundër kampionit aktual të botës.

Sipas statistikave të publikuara nga eksperti i statistikave, MisterChip, pas golit të tij ndaj Spanjës më 15 nëntor, sulmuesi anglez ka barazuar një rekord që qëndronte prej më shumë se 16 vjetësh.

Futbollisti i fundit që kishte arritur një sukses të tillë ishte Lionel Messi. Ylli argjentinas kishte shënuar kundër Spanjës në shtator të vitit 2010, kur kjo e fundit mbante titullin e kampionit të botës.

Lista e veçantë ishte hapur nga legjenda portugeze Eusebio, i cili kishte shënuar kundër Brazilit në korrik të vitit 1966. Tetë vjet më vonë, këtë arritje e kishte përsëritur holandezi Johan Cruyff, po ashtu kundër Brazilit, në korrik të vitit 1974.

Në këtë grup historik bëjnë pjesë edhe anglezi Kevin Keegan, i cili kishte shënuar kundër Argjentinës në maj të vitit 1980, si dhe francezi Michel Platini, që kishte realizuar ndaj Italisë në qershor të vitit 1986.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka pritur në takim ambasadoren…