Më 19 nëntor në Prishtinë mbahet Konferenca e Dytë Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Bimëve

17 nëntor 2026 | 08:20

Më 19 nëntor 2026 në Prishtinë do të mbahet Konferenca e Dytë Ndërkombëtare për Mbrojtjen e Bimëve, e organizuar nga Fondacioni AgroDev Kosovo dhe Agro Portal.

Konferenca, e cila do të zhvillohet nën temën “Nga Mbrojtja e Bimëve deri te Siguria e Ushqimit: Sfidat dhe Perspektivat”, synon të trajtojë zhvillimet, sfidat dhe perspektivat në fushën e mbrojtjes së bimëve dhe sigurisë ushqimore në Kosovë, rajon dhe Bashkimin Evropian.

Ngjarja do të shërbejë si platformë për dialog profesional, shkëmbim përvojash dhe prezantim të praktikave më të mira, duke bashkuar ekspertë, përfaqësues të institucioneve, studiues dhe profesionistë të sektorit agroushqimor.

Konferenca do të realizohet me mbështetjen e KEP Trust dhe Finance in Motion – EFSE Kosovë, të cilët kontribuojnë në zhvillimin e qëndrueshëm të bujqësisë dhe forcimin e sistemeve bujqësore e agroushqimore.

Më shumë informacione rreth konferencës mund të gjeni në Agro Portal.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një aksident i rëndë trafiku ka tronditur mërgatën shqiptare dhe…