Hoxhaj pas vendimit ndaj Thaçit: Qëndro i fortë, miku im!

17 nëntor 2026 | 11:28

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas aktgjykimit të Gjykatës Speciale në Hagë ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në “Facebook”, Hoxhaj ka shprehur mbështetjen për Thaçin, duke e cilësuar vendimin e gjykatës si një padrejtësi tjetër.

“Gjykata Speciale i shtoi një padrejtësi padrejtësisë që tashmë është bërë. Qëndro i fortë, miku im! Kosova qëndron pranë teje”, ka shkruar Hoxhaj.

Hashim Thaçi është dënuar me një vit e pesë muaj burgim në gjyqin e dytë ndaj tij.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gjykata Speciale sot ka shqiptuar aktgjykimet dënuese ndaj Hashim Thaçit,…