Pacolli bën thirrje për unitet politik në mbrojtje të ish-krerëve të UÇK-së

17 nëntor 2026 | 15:36

Biznesmeni Behgjet Pacolli ka reaguar pas kërkesës së sotme në Hagë për dënimin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Pacolli e ka cilësuar këtë zhvillim si thellësisht shqetësues, duke thënë se drejtësia nuk duhet të shndërrohet në instrument të hesapeve politike apo të përdoret për të njollosur luftën çlirimtare të Kosovës.

Ai u ka bërë thirrje të gjitha subjekteve politike që t’i lënë mënjanë dallimet dhe të bashkohen në mbrojtje të së vërtetës historike, dinjitetit kombëtar dhe sakrificës së atyre që luftuan për lirinë e Kosovës.

Pacolli i është drejtuar veçanërisht kryeministrit Albin Kurti, duke kërkuar unitet politik për këtë çështje.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Vinicius Junior ishte protagonisti kryesor në fitoren e thellë 7-0…