Argjentina e mbyll vitin me spektakël, fiton 7-0 pa Messin, por tribunat mbesin bosh

18 nëntor 2026 | 11:49

Kombëtarja e Argjentinës e ka mbyllur vitin 2026 me një fitore spektakolare, duke e mposhtur Kosta Rikën me rezultat 7-0 në stadiumin “Mario Alberto Kempes”.

Skuadra e drejtuar nga Lionel Scaloni ka dhuruar një festival golash në ndeshjen e dytë radhazi pa Lionel Messin, i cili tashmë është larguar nga përfaqësuesja.

Protagonistët kryesorë kanë qenë Nico Paz, Julian Alvarez dhe Franco Mastantuono, të cilët kanë realizuar nga dy gola, ndërsa një tjetër e ka shtuar Alexis Mac Allister.

Nico Paz ka qenë ndër më të dalluarit, duke marrë edhe duartrokitjet e tifozëve për paraqitjen e tij.

Megjithatë, përtej spektaklit në fushë, shqetësuese ka qenë atmosfera në tribuna. Në një stadium me kapacitet prej 57 mijë vendesh, kanë qenë të pranishëm vetëm rreth 30 mijë tifozë.

Interesi për Argjentinën duket se ka rënë ndjeshëm pas largimit të Messit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë kanë autorizuar një…