Guler rinovon kontratën me Real Madridin deri në vitin 2032

18 nëntor 2026 | 12:22

Mesfushori turk, Arda Guler, do të vazhdojë të jetë pjesë e Real Madridit edhe për një periudhë të gjatë.

Guler ka rinovuar kontratën me klubin spanjoll, duke u lidhur me të deri më 30 qershor të vitit 2032, ka njoftuar Real Madridi të mërkurën.

Paraqitjet e mira të mesfushorit 21-vjeçar kanë bërë që klubi madrilen të sigurojë vazhdimësinë e bashkëpunimit me të, duke i dhënë fund dilemave për të ardhmen e tij.

Në 14 paraqitje në sezonin aktual, Guler ka shënuar katër gola dhe ka dhënë shtatë asistime në të gjitha garat. Ai  i ishte bashkuar Real Madridit në vitin 2023, nga Fenerbahçe.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Një moment i veçantë dhe tejet emocional është shënuar gjatë…