Xhaka, mungesa e madhe e Sunderlandit ndaj Aston Villas
Sunderlandi do të jetë pa kapitenin Granit Xhaka në ndeshjen kampionale të këtij vikendi kundër Aston Villas, kanë njoftuar mediat britanike.
Ndeshja Aston Villa – Sunderland do të zhvillohet të shtunën, nga ora 16:00, dhe i takon xhiros së 11-të në Premierligën e Anglisë.
Xhaka do t’i mungojë Sunderlandit për shkak të lëndimit që e pësoi në duelin e fundit kundër Chelseat. Për të njëjtën arsye, ai nuk është grumbulluar as nga Zvicra për ndeshjet e Ligës së Kombeve.
Mungesa e Xhakës pritet të zgjasë më shumë sesa ishte menduar fillimisht, kur mesfushori u largua nga fusha në minutën e katërt të ndeshjes për shkak të një problemi muskulor.
Te Sunderlandi ende nuk kanë konfirmuar datën e rikthimit të tij, ndërsa raportohet se ka gjasa që të mos paraqitet fare gjatë këtij muaji për ekipin e tij.
Mesfushori 34-vjeçar, në 14 paraqitje këtë sezon, ka dhënë një asistim për Sunderlandin, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2028.



