Real Madridi merr vendimin për të ardhmen e Rodrygos

19 nëntor 2026 | 15:03

Real Madridi nuk ka ndërmend ta lejojë largimin e Rodrygos në afatin kalimtar të ardhshëm, pavarësisht interesimit të “Santos”-it për ta rikthyer në Brazil në formë huazimi.

Sipas “ESPN”, klubi brazilian ka bërë një kontakt jozyrtar, por drejtuesit madrilenë, trajneri Jose Mourinho dhe vetë lojtari janë në një mendje: Rodrygo duhet të qëndrojë në Madrid.

Rodrygo, i cili ka pësuar një lëndim të rëndë të ligamentit të kryqëzuar, pritet të rikthehet në fushë gjatë vitit 2027. Kontrata e tij me Real Madridin skadon në verën e vitit 2028, ndërsa klubi po shqyrton edhe mundësinë e rinovimit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Napoli ka vendosur çmimin për Kevin De Bruynen, i cili…