Kurti: Importet u rritën sepse u rrit edhe fuqia blerëse
Madje, Kryeministri i vendit, thotë se në këtë fuqi blerëse ka ndikuar edhe politika e tij “e 100 eurove”.
Sipas Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, një arsye kryesore e rritjes së importit në vend është edhe rritja e fuqisë blerëse të qytetarëve.
“Njëmend importet janë rritur. Por janë rritur edhe për shkak se është rritur fuqia blerëse në Kosovë. Unë mendoj që është zgjeruar klasa e mesme në Kosovë. Dhe një faktor është rritja e pagave. Faktor tjetër është rritja e punësimit. Pastaj rritja e pensioneve. Por pensionistët e kanë marrë edhe shtatë herë mbështetjen e njëhershme prej 100 eurove”, tha Kurti.
“U kemi dhënë mjete atyre që kanë më pak, e të cilët përmirësimin e jetës kur e bëjnë me atë që u kemi dhënë me pak, në fakt nuk është pak, është në fakt shumë. Sepse tij që ka shumë kur i jep është gati aspak”, shton.



