Komunat shkëmbejnë përvoja dhe avancojnë praktikat për financim publik më transparent dhe llogaridhënës të OSHC-ve

20 nëntor 2026 | 10:33

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) organizoi punëtorinë ndërkomunale me temë “Shkëmbimi i përvojave dhe mësimi nga praktikat e komunave në financimin publik të organizatave të shoqërisë civile”, duke bashkuar zyrtarë komunalë nga disa komuna.

Punëtoria krijojë një platformë për shkëmbimin e përvojave, diskutimin e praktikave të zbatuara në nivel lokal dhe identifikimin e mundësive për përmirësimin e proceseve të financimit publik të organizatave të shoqërisë civile, në përputhje me Rregulloren MF-Nr. 04/2017 dhe Metodologjinë LOD.

Përmes diskutimeve tematike dhe punës praktike në grupe, pjesëmarrësit shqyrtuan përvojat konkrete të komunave, identifikuan sfidat në zbatimin e këtyre proceseve dhe hartuan rekomandime të përbashkëta për avancimin e transparencës, llogaridhënies dhe digjitalizimit.

Njëkohësisht, u diskutuan nevojat për mbështetje të mëtejshme teknike dhe forcimin e kapaciteteve të zyrtarëve komunalë.

Në përmbyllje të aktivitetit, u bë edhe ndarja e certifikatave për zyrtarët komunalë që përfunduan me sukses ciklin katërmodular të trajnimeve të AKK-së për Menaxhimin e Ciklit të Projekteve (MCP).

Fuqizimi i kapaciteteve institucionale dhe shkëmbimi i vazhdueshëm i përvojave ndërmjet komunave janë thelbësore për ndërtimin e praktikave më të qëndrueshme, transparente dhe gjithëpërfshirëse në financimin publik të organizatave të shoqërisë civile.

Ky aktivitet u realizua në kuadër të projektit “Fuqizimi i Demokracisë Pjesëmarrëse në Komuna”, të cilin e zbaton Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK), me mbështetjen e Programit Rajonal për Demokracinë Lokale në Ballkanin Perëndimor 3 (ReLOaD3), financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Zhvillimit i Kombeve të Bashkuara (UNDP).

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Njoftoj se më ka humbur kartela e anëtarësisë së Odës…