Rudiger mbron Mbappen: A duhet t’i kërkoj një lojtari me 100 gola të bëjë punën time?
20 nëntor 2026
| 14:26
Antonio Rudiger ka dalë në mbrojtje të yjeve të Real Madridit, të cilët shpesh kritikohen për kontributin e tyre në fazën defensive.
Ai ka marrë si shembull Kylian Mbappen dhe numrin e golave që francezi ka shënuar për madrilenët.
“A duhet t’i them një lojtari që ka shënuar 100 gola për Real Madridin në dy vjet, si Kylian Mbappe, që të bëjë punën time? Nuk ka kuptim”, ka deklaruar mbrojtësi gjerman në një intervistë për “The Athletic”.
Rüdiger ka rikujtuar gjithashtu periudhën kur në sulmin e Real Madridit luanin Gareth Bale, Karim Benzema dhe Cristiano Ronaldo, duke theksuar se skuadra kishte arritur suksese të jashtëzakonshme edhe pa qenë e nevojshme që të gjithë sulmuesit të përqendroheshin te detyrat defensive.



