Haaland drejt largimit nga City? Katër gjigantët pas norvegjezit

20 nëntor 2026 | 14:53

Erling Haaland mund të jetë një nga emrat më të mëdhenj të merkatos së verës së vitit 2027.

Liverpooli, Paris Saint-Germaini, Real Madridi dhe Barcelona janë katër klubet që po shfaqin interesim për sulmuesin norvegjez të “Manchester Cityt”.

Sipas raportimeve, klubi anglez mund ta shqyrtojë mundësinë e shitjes së 26-vjeçarit për një shumë prej rreth 150 milionë eurosh gjatë afatit kalimtar të verës së vitit 2027.

E ardhmja e Haalandit mund të ndikohet edhe nga pasiguria rreth çështjes financiare të “Manchester Cityt” në Premierligë, pavarësisht se sulmuesi ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2034.

Mbetet të shihet nëse “City” do të jetë i gatshëm të heqë dorë nga golashënuesi i tij kryesor dhe cili prej gjigantëve evropianë do të bëjë lëvizjen konkrete për transferimin e tij.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special, ka shpallur aktgjykimin ndaj…