Incident te shtëpia e Jakup Krasniqit, pjesëtarët e EULEX-it dyshohet se ua drejtuan armët familjarëve

20 nëntor 2026 | 17:37

Një incident shqetësues raportohet të ketë ndodhur sot gjatë largimit të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, nga shtëpia ku po qëndronte për vizitë familjare.

Pjesëtarë të EULEX-it dyshohet se ua kanë drejtuar armët familjarëve të Krasniqit, pasi këta të fundit po e xhironin me telefona momentin e largimit të tij.

Familjarët e tij po regjistronin me telefonat mobilë pamje nga largimi i Krasniqit prej ambienteve të shtëpisë, kur pjesëtarë të misionit evropian dyshohet se kanë reaguar duke ua drejtuar armët.

EULEX-i kishte mbërritur me katër xhipa për ta shoqëruar Krasniqin, i cili ndodhet përkohësisht në Kosovë për një vizitë të lejuar për arsye humanitare.

Gjatë largimit të tij është raportuar edhe për pengimin e gazetarëve që po tentonin të realizonin pamje.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Në kuadër të zhvillimit profesional dhe ngritjes së kapaciteteve trajnuese,…