Jakup Krasniqi përshëndet familjarët nga oborri i shtëpisë, ndërsa ata e përshëndesin nga ballkoni

21 nëntor 2026 | 10:16

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka mbërritur edhe mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tij në lagjen Velani të Prishtinës, ku ka takuar vetëm familjarët e ngushtë.

Daut Krasniqi, vëllai i Jakup Krasniqi, këto ditë është parë nëpër media duke pritur rrugëve afër shtëpisë në së vëllait të tij, e gjithashtu qëndronte në ballkonin e shtëpisë së vet, që të paktën ta shohë vëllain Jakupin, meqë ta takonte nga afër ishte e pamundur.

E sot, në pamundësi për t’i takuar nga afër, Krasniqi i ka përshëndetur me dorë nga oborri i shtëpisë së tij, familjarët tjerë që po e përcillnin atë nga ballkoni i shtëpisë së tyre.

Kjo vizitë e sotme shënon përmbylljen e qëndrimit të tij katërditor në Kosovë, i cili iu mundësua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për arsye humanitare.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka mbërritur sërish…