Balla poston video nga vizita e Jakup Krasniqit: Shqipëria dhe Kosova i duan në shtëpi komandantët e lirisë

21 nëntor 2026 | 13:40

Shefi i deputetëve socialistë në Parlamentin shqiptar, Taulant Balla, ka shpërndarë pamjet e sotme të ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, teksa përshëndeste nga distanca familjarët e tij në Prishtinë.

Në një reagim të tij në Facebook, Balla tha se shqiptarët i duan komandantët e lirës në shtëpi.

“Shqipëria dhe Kosova i duan në shtëpi komandantët e lirisë”, shkroi ai mbi videon e publikuar.

Krasniqi përfundon sot vizitën e tij katër-ditore, e cila iu mundësua nga Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë për shkaqe humanitare.

Vizita e tij ka të bëjë me gjendjen shëndetësore të bashkëshortes së tij, Sevdijes.

Ish-zëdhënësi i UÇK-së nuk është lejuar të takojë askënd jashtë rrethit të ngushtë të familjes së tij. Madje as vëllain e tij, Dautin, i cili gjatë ditës së djeshme është parë teksa sorollatej rreth shtëpisë së vëllait të tij, duke mos u lejuar nga forcat e EULEX-it të afrohej te shtëpia e Jakupit.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Ka përfunduar vizita katër-ditore e ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës,…