Shqipe Mehmeti Selimi nga Berlini: Kosova duhet të jetë pjesë aktive e diskutimeve për sigurinë dhe stabilitetin

22 nëntor 2026 | 08:23

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Shqipe Mehmeti Selimi, po qëndron në Berlin, ku po merr pjesë në Sesionin e 72-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në cilësinë e udhëheqëses së Delegacionit të Kuvendit të Kosovës në këtë asamble.

Përmes një postimi në ‘Facebook’, Mehmeti Selimi ka bërë të ditur se së bashku me delegacionin kosovar po përfaqësojnë vendin në këtë platformë të dialogut dhe bashkëpunimit parlamentar.

Ajo ka theksuar se pjesëmarrja në këtë sesion dëshmon përkushtimin e Kosovës për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar, avancimin e bashkëpunimit parlamentar dhe orientimin euroatlantik.

Mehmeti Selimi ka theksuar se Kosova duhet të mbetet pjesë aktive e diskutimeve dhe proceseve që lidhen me sigurinë, paqen dhe stabilitetin rajonal e ndërkombëtar.

Ajo ka shtuar se Kosova është e gatshme të japë kontributin e saj të drejtpërdrejtë në fushën e sigurisë, si partnere e NATO-s dhe e Asamblesë së saj Parlamentare.

Postimi i saj:

Në Berlin, në kuadër të Sesionit të 72-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, në cilësinë e udhëheqëses së Delegacionit të Kuvendit të Republikës së Kosovës në AP të NATO-s, së bashku me delegacionin tonë, po përfaqësojmë Kosovën në një platformë të rëndësishme të dialogut dhe bashkëpunimit parlamentar.

Pjesëmarrja jonë është dëshmi e përkushtimit për fuqizimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës, avancimin e bashkëpunimit parlamentar dhe riafirmimin e orientimit tonë të palëkundur euroatlantik.

Kosova është dhe duhet të mbetet pjesë aktive e diskutimeve dhe proceseve që lidhen me sigurinë, paqen dhe stabilitetin rajonal e ndërkombëtar. Ne jemi të gatshëm të japim kontributin tonë të drejtpërdrejtë në fushën e sigurisë, si partner i besueshëm i NATO-s dhe i Asamblesë së saj Parlamentare.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi,…