Pasi bëri fushatë për Vuçiqin, kryeministri sllovak i drejtohet Brukselit: Përcilleni situatën në Serbi, sundimit të ligjit po i vjen fundi

22 nëntor 2026 | 10:49

Kryeministri sllovak Robert Fico ka sugjeruar që Komisioni Evropian (KE) të monitorojë situatën aktuale paszgjedhore në Serbi, duke pretenduar se atje “sundimi i ligjit po merr fund”.

Në një mesazh në Facebook, Fico deklaroi se situata aktuale politike në Serbi i ngjan gjendjes në Sllovaki midis viteve 2020 dhe 2023 – nën qeverisjet e Igor Matoviçit, Eduard Hegerit dhe Ľudovít Ódorit – një periudhë gjatë së cilës, sipas tij, e drejta penale u keqpërdor rëndë për të eliminuar kundërshtarët politikë.

“Për të siguruar që tragjedi si ato në Sllovaki të mos ndodhin në Serbi – siç janë rastet e gjeneralit [ish-shefit të policisë Milan] Luçanski ose avokatit [Ľubomír] Krivoçenko, i cili u la të mbytej ndërsa ishte në paraburgim për shkak të COVID-it –” vuri në dukje Fico.

Fico i bëri thirrje KE-së që të monitorojë situatën në Serbi si një masë parandaluese, ndërsa akuzoi Komisionin se në të kaluarën e ka “injoruar” situatën në Sllovaki.

Ai më tej pohoi se “politikanët e opozitës në Serbi kanë të drejtë për mbrojtje ndërkombëtare nëse dështojnë parimet e sundimit të ligjit”.

Më 16 tetor, Fico foli në një tubim zgjedhor për listën “Aleksandar Vuçiç – Serbia e Bashkuar”, të mbajtur në Sheshin e Lirisë në Novi Sad.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Nga: Rosalía de Castro Shqipëroi: Bajram Karabolli Oh, nuk dua…