Kryeministri hungarez ankohet për rrugët: Tetë goma më janë shpuar deri tani

22 nëntor 2026 | 12:01

Kryeministri i Hungarisë, Péter Magyar, ka kritikuar ashpër gjendjen e rrjetit rrugor në vend, duke e cilësuar atë si tragjike dhe duke paralajmëruar investime prej 120 miliardë forintësh për riparimin e rrugëve.

Përmes një postimi, Magyar ka ndarë edhe përvojën e tij gjatë udhëtimeve nëpër Hungari, duke treguar se deri më tani kanë pasur tetë goma të shpuara për shkak të gjendjes së dobët të rrugëve.

Ai ka përmendur në veçanti Kálmánháza dhe Cigándin, ku, sipas tij, një incident i ngjashëm kishte ndodhur edhe saktësisht dy vjet më parë.

Magyar ka bërë të ditur se qeveria e tij synon të rrisë kapacitetet e kompanisë shtetërore Magyar Közút Zrt. dhe të investojë në rinovimin e rrugëve dytësore, të cilat, sipas tij, janë lënë pas dore për një kohë të gjatë.

Kryeministri ka theksuar se synimi është që fondet publike të përdoren për përmirësimin e infrastrukturës dhe të mos përfundojnë në duart e oligarkëve të lidhur me ish-kryeministrin Viktor Orbán.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
E ardhmja e Evropës do të luftohet në kutitë e…