Emocione, këngë dhe valle shqiptare në mbrëmjen festive në Embrach të Zvicrës

22 nëntor 2026 | 13:01

Një mbrëmje e veçantë festive është organizuar në Embrach të Zürichut, nga Studio Artistike Fenix, me rastin e shënimit të Festës së Flamurit.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe veprimtari Shaip Kadriaj, i cili u shpreh i nderuar që në këtë mbrëmje të veçantë të ishte së bashku me një pjesë të Brezit të Lirisë.

Programi u karakterizua nga këngë, valle dhe interpretime të shumta artistike, përmes të cilave u sollën në pah kultura, tradita dhe historia e kombit shqiptar.

Kjo mbrëmje festive shërbeu si një dëshmi e rëndësisë së ruajtjes dhe kultivimit të vlerave kombëtare, si dhe e përcjelljes së tyre te brezat e rinj në mërgatë. 🇦🇱

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Detaje të rënda kanë dalë në dritë lidhur me vdekjen…