Tri raste të armëmbajtjes në Kosovë, policia sekuestron pistoletë dhe disa pushkë gjuetie

22 nëntor 2026 | 13:26

Policia e Kosovës ka raportuar për tri raste të armëmbajtjes pa leje ose të mosrespektimit të kushteve të lejes për armë, të regjistruara më 21 nëntor në Milloshevë të Obiliqit dhe në fshatin Dyz të Podujevës.

Rasti i parë është regjistruar në Milloshevë të Obiliqit, ku gjatë kontrollit të një personi, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me shtatë fishekë. I dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.

Dy raste të tjera janë evidentuar në Dyz të Podujevës.

Në rastin e parë, njësia policore, gjatë patrullimit, ka ndaluar një person, të cilit i është vërejtur një pushkë gjuetie dhe një rrethatore me fishekë në brez. Gjatë intervistimit, i dyshuari ka deklaruar se armën e posedonte me leje, por nuk i kishte respektuar kushtet e saj.

Me vendim të prokurorit, pushka dhe 27 fishekë janë sekuestruar, ndërsa i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Gjithashtu, në të njëjtin fshat, policia ka ndaluar një veturë, drejtuesi i së cilës ka deklaruar se posedonte një pushkë gjuetie.

Pas arrestimit të tij dhe konsultimit me prokurorin, policia ka kontrolluar shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar edhe tri pushkë gjuetie me leje dhe dy fishekë.

Pas inicimit të rastit, me vendim të prokurorit, edhe ky i dyshuar është liruar në procedurë të rregullt.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Edon Zhegrova do ta nisë nga minuta e parë ndeshjen…