Araujo nuk vendos për të ardhmen, Liverpooli ka opsionin prej 55 milionë eurosh

22 nëntor 2026 | 13:45

Mbrojtësi uruguaian, Ronald Araujo, ka deklaruar se është ende herët për të vendosur nëse do të qëndrojë përfundimisht te Liverpooli pas përfundimit të huazimit nga Barcelona.

Klubi anglez ka në dispozicion një opsion blerjeje prej 55 milionë eurosh për 27-vjeçarin, i cili mund të aktivizohet në verën e ardhshme.

Araujo ka kontratë me Barcelonën deri në qershor të vitit 2031, por aktualisht është duke e shijuar aventurën e tij te Liverpooli.

Megjithatë, uruguaiani ka theksuar se vendimi përfundimtar nuk varet vetëm nga ai, por edhe nga disa palë të tjera, duke lënë të hapur mundësinë e qëndrimit në Angli apo të rikthimit në Spanjë.

Sipas “The Athletic”, vendimi për të ardhmen e tij pritet të merret më vonë, ndërsa Liverpooli ka mundësinë ta bëjë transferimin e tij të përhershëm për 55 milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova u ka përcjellë…