Indonezi: Zjarr masiv në fabrikën e ëmbëlsirave, 3 viktima dhe 36 punonjës të zhdukur

22 nëntor 2026 | 19:34

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një fabrikë ëmbëlsirash në Cikande, në provincën Banten të Indonezisë, duke shkaktuar të paktën tre viktima dhe katër të plagosur. Ndërkohë, 36 punonjës rezultojnë të zhdukur.

Flakët përfshinë të shtunën ndërtesën trekatëshe të kompanisë PT Fonusa Agung Mulia, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale dhe shembjen e disa pjesëve të strukturës.

Sipas autoriteteve, në kompleksin e fabrikës ndodheshin rreth 300 persona gjatë turnit të punës. Vetëm 15 punonjës arritën të shpëtonin, ndërsa katër prej tyre u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Keep Watching

Ekipet e shpëtimit vijojnë kërkimet mes rrënojave për gjetjen e personave të zhdukur. Operacioni është vështirësuar nga temperaturat e larta dhe rreziku i shembjes së mëtejshme të ndërtesës.

Autoritetet kanë bërë të ditur se identifikimi i viktimave do të kryhet përmes analizave të ADN-së, pasi dëmet e shkaktuara nga zjarri e bëjnë të pamundur njohjen e tyre në mënyrë vizuale.

Shkaku i zjarrit mbetet ende i paqartë, ndërsa policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. Familjarët e punonjësve të zhdukur janë mbledhur pranë fabrikës në pritje të informacioneve për fatin e të afërmve të tyre.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka ngritur alarmin për një nivel…