Rusia godet me dronë ndërtesën pesëkatëshe në Kiev, kërkime intensive për 14 persona të bllokuar nën rrënoja

22 nëntor 2026 | 14:46

Të paktën 14 persona kanë mbetur të bllokuar nën rrënojat e një ndërtese banimi në Kiev, e cila është goditur nga një dron rus, ka bërë me dije presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

“Një pjesë e një ndërtese pesëkatëshe u shemb pas një sulmi me dron rus. Falënderoj ekipet e ndihmës së shpejtë për veprimin e tyre të shpejtë: nëntë persona janë evakuuar tashmë dhe zjarri është nën kontroll”, ka shkruar Zelensky në një postim në “X”.

Zyrtarët lokalë kanë bërë të ditur gjithashtu se dy persona, përfshirë një adoleshent, janë plagosur.

Pamjet e publikuara nga shërbimet e emergjencës tregojnë ekipet e shpëtimit duke kërkuar në një grumbull të madh rrënojash dhe duke ndihmuar banorët të largohen nga ndërtesa e dëmtuar, përmes një shkalle dhe një platforme vinçi.

Ndërkohë, mediat ruse kanë raportuar sot, duke cituar zyrtarë lokalë rusë, se pesë persona janë plagosur nga një sulm me dronë ukrainas në rajonin e Krasnodarit në Rusi.

Lajme të sponsorizuara

✖
Të fundit
Forcimi i bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Shqipërisë dhe Rumanisë po vijon…